‘Njerëzit të mahnitshëm’, Al Alabbar: Portin e Durrësit do ta bëjmë si Monacon
Biznesmeni Mohamed Al Alabbar foli në lidhje me Portin e Durrësit ku dhe ka investuar për zhvillimin e projektit.
Në fjalën e tij në Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, bashkëorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, ai tha se njerëzit në vendin tonë janë mahnitës.
Ndër të tjera ai premtoi se do e bëjnë Portin e Durrësit më të mirë se Monaco
“Vij nga Lindja e Mesme dhe mënyra se si mendojmë ne është ndryshe. Vija jonë bregdetare është vetëm 7-10 kilometër dhe jo 460 kilometër siç është në Shqipëri. Kur pashë Shqipërinë thashë se ky është çelësi I çdo gjëje, gjeta një mjedis njerëzish të mirësjellshëm. Bëra krahasim mes Shqipërisë dhe Italisë. Pashë dhe shifrat e banesave. I vura vetes bast, i kam parë të gjithë mirësjelljet e politikanëve dhe qeveritarëve. Ka një element të rëndësishëm, kur nisëm punën në Dubai, për 15 vite njerëzit nuk kishin besim tek ne, buronin vetëm laje të këqija, por ne qëndruam këmbëngulës dhe sot ja ku është Dubai. Ne kontribuam në krijimin e pasurisë të patundshme për fqinjët tanë. Mendoj se duhet të kontribuojmë te vetëbesimi i një vendi. Në Shqipëri kam parë malet, luginat që janë bukuria e Shqipërisë. Njerëzit janë të mahnitshëm.
Kam katër vite që endem rrugëve të Tiranës dhe Përmetit, nuk shikoj gjë tjetër veçse fytyra të buzëqeshura. Lini pas historitë e shkuara. Do e bëjmë projektin më të mirë se Monaco. Është detyra jonë që ta zhvillojmë më së miri këtë projekt”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump