Njihuni me Gentin, djalin që ka ngjitur malet që në moshën 7 vjeç
Genti është njeriu i maleve, ai që ka nisur të sfidojë majat që në moshën 7 vjeç, që nga fëmijëria në Dibër.
“Eshtë një shprehje e vjetër e popullit tonë “Marrsh malet”, nuk e di nëse është mallkim apo urim, por mua më pëlqen si shprehje, edhe kam marrë malet. Jam krenar që jam shqiptar.
Kam qenë 7 vjeç, fëmijë i vogël kapa majën, 1,848 metra që është maja e Gurit, të cilin e përkufizoj si “malin im”. Shumë njerëz që më njohin më thonë se jam “i çmendur për male” dhe që “ngele në male, s’di gjë tjetër”. Por kur e provojnë vetë, më kanë ardhur vetë nga mbrapa sepse jam bërë shkak që ato janë dashuruar pas maleve”, u shpreh Genti.
Ai na tregon me krenari për malet që ka ngjitur dhe nuk ndalet, duke synuar majat më të larta në botë.
“Kam ngjitur male të mëdha, Korabin 2,764 metra, deri te Jezerca, mbretëresha e Alpeve shqiptare. Kam ngjitur malet më të larta të Kosovës, Gjeravicën, malin e Titovës në Maqedoni, dhe synoj tani Malin Olimpin dhe Musalen në Bullgari, më të lartin në Ballkan. Ishim në Ararat kur arritëm në 4800 metra për një moment mendova kthimin sepse gjatë ngjitjes përjetova simptoma shqetësuese: Gjakderdhje nga hunda dhe marrje mendësh. Por ndalova, reflektova u luta dhe vazhdova çdo hap. Kur arrita majën, qava kam lotuar”, tha ai.
Flamurin shqiptar e mban gjithmonë me vete, si simbol të kombit dhe krenarisë së tij.
“Flamurin nuk do ta lë kurrë, e kam ngritur në Ararat dhe do ta ngre në çdo majë, sepse e dua Shqipërinë. Bashkë me Luana Qosen nga Elbasani, i cili është i verbër, arritëm majën së bashku. Synimi është Kilimanxharo në Afrikë. Aktualisht punoj në zonat e mbrojtura të Parkut Kombëtar Shelbenik, parku më i madh në vend, mbi 33,000 hektarë”, shton Genti.
Genti është përballur me rreziqet e kafshëve të egra dhe ka shpëtuar turistë të huaj në vështirësi.
“Në një aksident në mal, më rrëshqiti këmbën dhe ndodhesha mbi një gur, me një humnerë poshtë. Para dy muajsh në shtator te maja e Gurit kishin ngatërruar një shteg dhe në vend që të ktheheshin, kishin shkuar nga ana perëndimore. Ishin 4 turistë francezë të humbur. Kam hasur kafshë të egra si ujqër, derra dhe arinj. Momente të ndryshme të jetës njeriu ka shume strese, mërzitje, por jeta është si malet: plot sfida”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng