Njohja e targave RKS në Serbi, Kurti: Vuçiç kërkon të ulë presionin për zgjedhjet

27 Dhjetor 2023 | 13:23

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti komentoi vendimin e Serbisë për të njohur targat e Republikës së Kosovës.

Gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë së Kosovës, Kurti, e lidhi vendimin e qeverisë serbe me presionin ndërkombëtar që po i bëhet Beogradit pas manipulimit të zgjedhjeve.

Kreu i qeverisë në Kosovë nënvizoi se për të ulur presionin e BE, Vuçiç mori vendimin për njohjen e targave të Kosovës.

Ndërkohë që në lidhje me deklaratën e BE se pritet e njëjta gjë dhe nga Kosova, Kurti theksoi se vendimi do të merret pasi të shihet si do të funksionojë aplikimi për targat në Serbi.

“Ndonëse i shërben lëvizjes së lirë e të lehtësuar të dy shteteve, dua të theksoj se ky vendim po vjen pas një moszbatimi më shumë se 10 vjeçar të marrëveshjeve paraprake. Përdorimi dy vjeçar i çështjes së targave nga ana e Serbisë për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit tonë dhe tash së fundi si përpjekje për të ulur kritikat nga komuniteti ndërkombëtar mbi Serbinë pas parregullsive në sistemin zgjedhor atje.

Pra targat në Kosovë në shtator të vitit 2021 përdoreshin për të kërcënuar Kosovën edhe përmes avionëve Mig 29, të ngritur në qiell përmes kufirit dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit, sidomos nëpërmjet 16 barrikadave të cilat ishin ngritur rrugëve të katër komunave veriore për tri javë rresht në dhjetor të vitit të kaluar. Kurse në muajin në të cilën ndodhemi (dhjetor) po përdoren për të ulur presionin nga perëndimi demokratik, BE-ja, SHBA-ja, mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta, jo demokratike e për të mbuluar refuzimin zyrtarë të marrëveshjes bazike të Brukselit që i ka bërë letra kryeministres së Serbisë, Brnabiç, drejtuar këshillit Evropian me 13 dhjetor dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator”, ka thënë Kurti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026