Noka dhe Ristani, kandidatët për Sekretar të Përgjithshëm të PD

3 Qershor 2022 | 14:24

Në selinë blu ka nisur mbledhja e Kryesisë së PD ku pritet të miratohen kandidaturat e kryetarit Sali Berisha për sekretar të përgjithshëm, nënkryetarë dhe sekretariatet e Partisë Demokratike.

Burime bëjnë me dije se kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm janë Flamur Noka dhe Arben Ristani.

Në mbledhjen e sotme pritet të miratohen edhe emrat e nënkryetarëve të rinj, që do të jenë 2, ndryshe nga PD e Alibeajt që ka 4 nënkryetarë.

Sipas burimeve kanë shprehur interes për të kandiduar për postin e nënkryetarit Oerd Bylyklbashi, Luçjano Boçi dhe Agron Shehaj.

Kandidatët për nënkryetarë të PD janë Belind Kelliçi, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boci, Agron Shehaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026