Noka: PD hap garën e brendshme, primaret risi në politikën shqiptare
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se kjo forcë politike ka hapur garën e brendshme për kandidatët që do garojnë në zgjedhjet lokale.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Noka u shpreh se në PD do të aplikohen primaret, që sipas tij, janë risi në politikën shqiptare.
“Partia Demokratike në këtë vjeshtë do të hapë edhe garën e brendshme për kandidatët për kryetarët e pushtetit vendor. Primaret kanë qenë dhe janë risia më e madhe e politikës shqiptare. Është një risi që e fut për herë të parë Partia Demokratike.
Primaret janë ajo risi që i sjell pushtetit dhe vendimmarrjen anëtarit të partisë, jo kryetarit apo Kryesisë së partisë. Do të jenë anëtarët e partisë, ata që do vendosin për emrat që do t’i përfaqësojnë përballë qeverisë dhe për bashkinë. Selia qendrore, Kryesia e saj do të ketë rol honorifik në këtë proces”, theksoi Noka.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘Ke kompani ndërtimi’, Balliu-Xhafajt: Tërhiqem nga politika nëse rezulton e vërtetë
- Rreth 1 orë në SPAK, çfarë tha ish-ministri Genc Ruli për çështjen ‘Partizani’
- ‘Do paguajnë gjobë’, Rama i prerë: Askush nuk do gëzojë 1 m2 pa leje
Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)