“Normalizim Kosovë-Serbi”, Përfaqësuesi i SHBA: Duhet asociacioni për komunat serbe

22 Prill 2024 | 18:18

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Robert Wood,  tha në mbledhjen e këshillit të sigurimit të OKB, se Serbia ka ndërmarrë veprime përshkallëzuese duke përkeqësuar raportet mes dy vendeve. Ai tha se është e dënueshme që autorët e sulmit të Banjskës lëvizin ende të lirë në Beograd.

Gjithashtu ai dënoi vendimin e Bankës qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit, ndërsa shtoi se të dy vendet duhet të ndërmarrin hapa më konkret, duke përmendur këtu krijimin e asociacionit për komunat serbe.

“Kur shikojmë historinë në vitet e fundit, shikojmë progres, por ka shpesh edhe veprime përshkallëzuese nga ana e Serbisë ndaj Kosovës. Kanë kaluar 7 muaj që kur njësitë paraushtarake serbe sulmuan në Banjskë, në veri të Kosovës. Serbia nuk ka bërë asnjë progres në  majtjen përgjegjës të autorëve të sulmit, si Milan Radoiçi. Është kritike, Serbia nuk duhet të lejojë më përsëritjen e një sulmi si ai i Banjskës.

Gjithashtu jemi të shqetësuar për ndalimin e lejimit të lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në Serbi, këto ishin shkelje të rregullave dhe të marrëveshjeve. Mbetemi të shqetësuar për disa veprime të insitucioneve të Kosovës, si vendimi i BQK për të hequr dinarin. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa konkret drejt normalizimit dhe sugjerojmë krijimin e asociacionit të komunave serbe. Kosova mbajti zgjedhjet në komunat me shumicë serbe, pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Ne na vjen keq që ata nuk i pranuan këto metoda demokratike”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026