Norris dominoi ndaj Verstappen në “Singapore GP”
Britaniku Lando Norris konvertoi “pole position” në fitore në “Singapore Grand Prix”, 20 sekond përpara Max Verstappen duke reduktuar akoma më shumë distancën në klasifikimin e pilotëve.
Në garën e transmetuar në Euronews Albania dhe IN Radio, Norris theu tabunë e nisjeve të dobëta duke lënë pas Verstappen në kthesën e parë. Veprim që e ndihmoi të rriste diferencën dhe të zhvillonte një garë të tërën individuale.

Në pamundësi për t’ju përgjigjur shpejtësisë së Norris, Verstappen administroi vendin e dytë përpara Oscar Piastri’t që rekuperoi vendin e 5’të në start. Klasifikimi i dobët i Sergio Perez do të thotë një diferencë e rritur nga McLaren ndaj Red Bull në botërorin e konstruktorëve.
Piastri qëndroi jashtë më shumë se kushdo tjetër, strategji që e ndihmoi të linte pas rivalët e Mercedes, Lewis Hamilton dhe George Russell. Gjë që Charles Leclerc tentoi por nuk e realizoi dot në fundin e garës. Leclerc parakaloi relativisht lehtë Hamilton por ishte i pafuqishëm ta përsëriste ndaj Russell.

Ndërkohë Carlos Sainz rekuperoi aksidentin e Provave Zyrtare duke u renditur në vendin e 7’të. Fernando Alonso mori disa pikë për Aston Martin me vendin e 8’të ndërsa Nico Hulkenberg i dha Haas arësye për të festuar kur e mbylli garën në vendin e parafundit përpara Perez që eleminimin e sesionit të dytë kualifikues e la pas me një pikë në garë.
Franco Colapinto iu shtoi paraqitjeve impresionuese në Itali dhe Azerbaixhan një vend të 11, pak sekonda larg Perez duke lënë pas rivalët Yuki Tsunoda, Esteban Ocon, dhe Lance Stroll. Në fund Daniel Ricciardo vendosi xhiron më të shpejtë duke i marrë një pikë Norris që uli diferencën nga 59 në 52 pikë me Verstappen.Ndërsa McLaren largohet nga Singapore me 41 pikë më shumë se Red Bull për konstruktorët.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë