Norvegjia shkatërron Italinë 4-1 në Milano, axurrët në play-offf
Norvegjia konfirmoi formën fantastike, duke e mbyllur grupin me pikë të plota dhe duke siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Botëror.
E udhëhequr nga ylli i Manchester City, Erling Haaland, skuadra nordike nuk pati vështirësi të përmbyste Italinë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 pas golit të Esposito, ndërsa në fraksionin e dytë dopieta e Haaland, së bashku me golat e Nusa-s dhe Larsen, vulosën fitoren 1-4.
Me 37 gola të shënuar, 24 pikë dhe një ecuri perfekte, Norvegjia është skuadra më bindëse e kualifikueseve. Ndërkohë, Italia shpreson të sigurojë biletën për Botëror falë play-off-it.
Në Grupin D, Franca arriti një tjetër fitore, këtë herë ndaj Azerbajxhanit në transfertë me rezultatin 1-3.
Dadashov kaloi në avantazh vendasit, por brenda pjesës së parë “trikolorët” përmbysën me golat e Mateta-s dhe Akliouche-s, si dhe autogolin e Mammadaliyev.
Franca e mbyll grupin me 16 pikë në 5 ndeshje dhe kualifikohet në finalet e Kupës së Botës.
Mbrëmjen e së hënës pritet me interes dueli mes Gjermanisë dhe Sllovakisë, që kanë nga 12 pikë në Grupin A.
“Pancerat” synojnë vendin e parë për kualifikim direkt, ndërsa një humbje do t’i dërgonte në play-off – skenar që mund të ndikojë edhe për Shqipërinë, e cila mund të përballej me ta si kundërshtar i mundshëm.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë