Nuk besoj se Turqia do bllokojë zgjerimin e NATO-s, thotë Stoltenberg

5 Korrik 2022 | 18:06

Me firmosjen e protokolleve të anëtarësimit për Suedinë dhe Finlandën, procesi i ratifikimit mund të nisë zyrtarisht.

Por mes parlamenteve që duhet ta aprovojnë atë është një që kërcënon të bllokojë procesin, ai i Turqisë.

Duke folur për Euronews, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi se kjo nuk do të shkaktojë vonesa në zgjerimin e NATO-s.

“Deri tani ky ka qenë procesi më i shpejtë i aderimit në historinë e NATO-s. Aplikimet u pranuan dhe tani kemi marrë vendimin politik dhe nënshkruar protokollin e anëtarësimit. Hapi i ardhshëm do të jetë ratifikimi nga 30 parlamentet e vendeve aleate. Nuk dua të bëj parashikime apo të premtoj diçka para votimeve, por herën e fundit u desh thuajse një vit, ndërsa tani shumë aleatë kanë shprehur synimin që këtë herë ta bëjnë më shpejt. Ndaj, shpresoj që këtë herë të jetë çështje muajsh”, u shpreh ai.

Por a jeni ju dakord se presidenti turk është paksa i paparashikueshëm dhe që mund të shantazhojë Aleancën në të ardhmen?

“Kryesorja është se kemi diçka. Kemi një dokument që ofron një platformë të mirë për Turqinë, Finlandën dhe Suedinë, për të punuar më ngushtë në luftën ndaj terrorizmit. Ky është qëllimi ynë i përbashkët, të luftojmë terrorizmin në të gjitha format e tij. Dhe unë e mirëpres faktin që ata do të bashkëpunojnë ngushtë në këtë drejtim”, tha Stoltenberg.

Një element që kërkon vëmendje është Kremlini dhe presidenti rus. Atij do t’i duhet të ndajë një vijë kufitare prej 1.300 km me NATO-n. Tensionet mund të përshkallëzohen, a jeni të përgatitur?

“Motoja e mbrojtjes sonë kolektive është nëse sulmohet një vend anëtar, reagon tërë Aleanca. Një për të gjithë dhe të gjithë për një. Kjo është arsyeja përse kemi përforcuar praninë në pjesën lindore pas pushtimit brutal të Ukrainës, me mbi 40 mijë trupa. Dhe kjo nuk është për të provokuar një konflikt, por për ta parandaluar atë dhe për të ruajtur paqen. Dhe Finlanda dhe Suedia do të jenë së shpejti pjesë e kësaj”, sipas tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026