“Nuk do na pyesin për asgjë”, Vuçiç flet për tekstin e statutit të asociacionit

28 Qershor 2023 | 10:16

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se ndërkombëtarët do ta çojnë tekstin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës, për të cilin thotë se “nuk do të na pyesin asgjë”.

Lideri serb shtoi se shteti i tij po “bën më të mirën për të ruajtur paqen dhe gjithmonë jemi të gatshëm për kompromise”.

“Pres shumë situata të vështira për ne në periudhën e ardhshme dhe jam pothuajse i sigurt që perëndimorët do të dalin me një ide gjeniale për të na ofruar ne tekstin e statutit, për të cilin nuk do të na pyesin fare. Prandaj, pres shumë, shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re. Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mospërmbushjen e pritjeve të tyre”, tha Vuçiç në Valevë të Serbisë.

Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, draft-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, dhe draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Vuçiç thotë se të gjithë e dinë se kush po dëshiron ta tensionojë situatën.

“Të gjithë në botë e dinë se kush po përpiqet të përshkallëzojë situatën, të gjithë në botë e dinë se kush po luan luftë…”, tha Vuçiç.

“Ne bëmë të pamundurën për të ruajtur paqen, gjithmonë të gatshëm për kompromise – kjo është një fjalë e bukur dhe e mirë, jo një fjalë e keqe, ashtu siç biseda është një fjalë e mirë dhe jo një vepër keqardhjeje”, ka thënë Vuçiç sot gjatë një adresimi publik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026