Nuk do të lejojmë ndërprerjen e energjisë elektrike, deklaron Balluku

23 Mars 2022 | 21:17

Qeveria shqiptare ka investuar që skenarët e ndërprerjes së energjisë të mos përsëriten më.

Kështu tha ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania.

Balluku e lidhi krizën energjetike me një situatë gjoepolitike të nxitur nga tregjet e naftës, me të cilën siç tha po përballet Europa.

Ministrja siguroi se qeveria ka bërë blerje afatgjata të energjisë në mënyrë që të mos dalë çdo ditë në treg, ndërsa shtoi se sipas parashikimeve fillimi i prillit do të ketë reshje, çka do të ndikojë pozitivisht në kaskadën e Drinit.

“Presim reshje në datat 2, 3, 4 dhe 5 prill në Kaskadën e Drinit, në RMV dhe Alpe që janë vendburime për këtë kaskadë dhe depozitat e dëborës që do na ndihmojë në maj dhe qershor. Por kemi bërë edhe blerje afatgjata të energjisë për të mos dalë në treg çdo ditë”, tha ministrja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026