“Nuk doja të studioja histori”, rrëfimi i Valentina Dukës: Kur më doli si degë e kam konsideruar si tragjedi
Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania ka folur për qytetin e saj të lindjes, Korçën si dhe arsyen se përse zgjodhi historinë. Gjatë fjalës së saj, Duka u shpreh se Korça është qyteti që nuk do ta harrojë pasi është qyteti që i dha dashuri, kulturë dhe kënaqësi edhe në ato vite të vështira të Shqipërisë.
Ajo theksoi se kur kandidoi për deputete, pati mundësi të njohe edhe skutat e atij qyteti në një perspektivë ndryshe sesa kur ishte gjimnaziste ose kur shkonte si vizitore. Sa i përket studimeve në histori ajo thekso se nuk e ka dashur dhe si gjimnaziste kishte prirje në shkencat ekzakte.
“Në fakt, e kam dhënë dhe në intervista të tjera, nuk kam dashur të studioj histori. Nuk kam dashur të studioj shkenca humanitare, sepse kur kam qenë gjimnaziste kam pasur më prirje në shkencat ekzakte.
Kur isha unë, ishte “fashion” të studioje kimi industriale ose matematikë 5-vjeçare, sepse ishin edhe shkenca jo vetëm interesante, të vështira, dhe mua më pëlqente sfida. Por edhe drejtime që punësimi ishte i siguruar, në vende që atëherë konsideroheshin të mira.
Por unë mendoj që ndoshta po të kisha studiuar matematikë apo kimi industriale, që nuk arrita ta kap, mund të mos kisha fatin që pata kur studiova për historinë. Kështu që, në qoftë se e shoh sot nga perspektiva e sotme, them se pavarësisht se atë ditë kur më ka dalë e kam konsideruar si tragjedi, ishte drejtimi që mora që më ndryshoi gjithë jetën”, tha ajo.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja