“Nuk dola kundër Serbisë” – Abazoviç raporton për votën pro Kosovës në KiE

3 Maj 2023 | 19:17

Vota e Malit te Zi pro-Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk ishte kundër Serbisë.

Këtë qëndrim ka mbajtur kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në seancën e sotme të Komitetit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë.

Ai është thirrur aty pikërisht për të shpjeguar votën pro të Malit të Zi për Kosovën në KiE. Thuhet gjithashtu se ai përmendi edhe Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se “një vend nuk do të ndalojë një tjetër nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare”.

“Mali i Zi votoi pro së bashku me 33 vende të tjera. Interesi i Malit të Zi këtu është më i madhi. Ai reflektohet në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Ne nuk mund të japim një kontribut më të madh në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por mund të jemi miqësorë dhe t’i ftojmë shtetet të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, deklaroi ndër të tjera kryeministri shqiptar në komision, duke shtuar se shteti i tij ka marrëdhënie të mira me Serbinë.

“Kam qenë shumë kolegial, kam thënë se do të votojmë pro dhe se nuk ka asgjë kundër Serbisë. Ne jemi një vend që e kemi njohur Kosovën, jemi sjellë si të gjitha vendet që e kanë njohur, por ne i kuptojmë edhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, deklaroi ndër të tjera ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026