“Nuk duam zgjedhje të reja në Veri”, deputeti: Kurti u tall, nuk bëri interpelancë
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha në një intervistë për Euronews Albania se ka ngritur dy pyetje në Kuvendin e Kosovës sa i takon tensioneve në Veri dhe qasjes së kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij jo vetëm që nuk ka marrë përgjigje për pyetjet e tij, por tallje në vend të interpelancës.
Lushtaku tregoi se njëra pyetje ishte se përse Kurti po pranonte zgjedhje të reja në Veri dhe nuk pranoi të vendoste kryetarët në institucione të tjera, ndërsa pyetja tjetër ishte se përse marrëveshja e Ohrit nuk erdhi kurrë për miratim në Kuvend siç duhej, por ishte kryeministri i Kosovës ai që vendosi për gjithë deputetët.
“Ne e dimë shumë mirë rolin e SHBA-së në çlirimin e vendit, në shtetndërtimin, pavarësinë dhe anëtarësimin në çdo organizatë ndërkombëtare dhe e dimë shumë mirë që vetështetësia e Kosovës është e lidhur ngushtë me vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj ne kemi kërkuar që të kemi një koordinim që të rezultojë në një histori suksesi,” – u shpreh Lushtaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë