“Nuk e ka titullin “Xhamadani vija-vija”, Zef Çoba: Si u ndryshua “himni shpirtëror”

13 Tetor 2024 | 18:15

Zef Çoba vjen në “Profil” në Euronews Albania me një rrëfim që na kthen pas në kohë në Shkodër, pikërisht aty nga nisi dashuria e tij për artin dhe muzikën.

Kompozitori i famshëm ka treguar për gazetaren Greta Topjana se si u krijua kënga “Xhamadani Vija Vija” për Shkurte Fejzën në vitin 1992 dhe si u kthye në himnin shpirtëror të shqiptarëve…

Ai ka treguar gjithashtu se fillimisht kjo këngë ka pasur një titull tjetër, e jo titullin me të cilin e njohim të gjithë.

“Kjo ishte kënga e parë që bëmë në ’92-shin., Pastaj e pasuruam me këngë të tjera e bëmë një album me titullin që mbante kjo këngë në atë kohë. jemi në ’92-shin dhe titulli i këngës ishte “Kam një lot m’pikon si ar” sepse realitetet gjeopolitike ishin të tjera në atë kohë, aspiratat ishin për pavarësi që erdhi vite më pas. Titulli “Kam një lot m’pikon si ar” përligjte situatën e kohës. Më pas vetë populli e thërriste “Xhamadani vija-vija”. Në fakt unë e kam tërhequr vëmendjen, se në Xhamadanin vija-vija është Kosova është Shqipëria”,-tha Çoba.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026