‘Nuk flas me një anti-amerikan’, Ngjela përplaset ashpër me Balliun

21 Shtator 2022 | 21:27

Avokati Spartak Ngjela u përplas ashpër me ish-deputetin demokrat Klevis Balliu në emisionin Now në Euronews Albania.

Ngjela e cilësoi Balliun anti-amerikan, pasi siç tha është pjesë e një partie kryetari i të cilës është shpallur non grata nga SHBA.

Debati nisi pas akuzave të Balliut për inceneratorët. Ngjela i kërkoi ish-deputetit fakte, duke i kujtuar se nuk ka kompetencë juridike për të bërë të tilla deklarata.

“Ti je i PD, je anti-amerikan, si mund të flasim me ty. Kryetari i partisë tënde është non grata”, tha Ngjela.

Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të ish-deputetit demokrat që iu kthye avokat Ngjelës: “Unë kam diplomë amerikane, si mund të më thuash mua anti-amerikan”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026