‘Nuk i trembemi luftës’, Zelensky: Do t’i bëjmë ballë armikut
Pavarësisht bombardimeve ruse, shumë banorë ukrainas në afërsi të frontit të luftës nuk largohen. Bakhmuti është një prej këtyre shembujve.
Mes akuzave se Rusia po përgatit një pretekst për t’i sulmuar territorin, Ukraina vazhdon të avancojë gjithnjë e më shumë drejt Khersonit.
Ndërsa po humbet terren, Moska po intensifikon sulmet me artileri dhe dronë.
“Mbi 30 dronë u lëshuan në dy ditë. Mbrojtësit e qiellit tonë parandaluan që grabitqarët e armikut të depërtonin në territorin tonë dhe rrëzuan 23 prej tyre. Gjithashtu, raketat ajrore, helikopterët dhe avionët luftarakë rusë u kthyen në skrap. Në tërësi, gjatë kësaj periudhe, Rusia kreu 4.500 sulme me raketa dhe mbi 8 mijë ajrore. Por ne po rezistojmë dhe do të vazhdojmë t’u bëjmë ballë”, theksoi Zelensky.
Sidoqoftë, dronët iranianë të llojit “Shahed” kanë dëmtuar seriozisht sistemin energjetik të vendit, pak kohë para ardhjes së dimrit.
Ukraina vazhdon t’u kërkojë ndihmë aleatëve dhe ata po ja ofrojnë. Gjithashtu, ajo siguron pajisje edhe përmes mbledhjes së fondeve.
Aktualisht, sistemet e çminimit janë shumë të dobishme pasi trupat ukrainase po depërtojnë në territoret e kontrolluara nga rusët.
LEXONI GJITHASHTU
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike