‘Nuk ka çelje negociatash pa burgosje të politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar’ – raporton Ernest Bunguri

6 Nëntor 2020 | 14:54

Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, i cili siguroi ekskluzivisht dokumentin e presidencës gjermane për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe RMV sqaroi shanset e Shqipërisë për konferencën e parë ndërqeveritare dhe çfarë do të ndodhë pas saj.

Sipas Bungurit, për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare Shqipërisë i duhet plotësojë dy kushte:

  • Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me 6 anëtarë, minimumi.
  • Votimi i Ligjit të Medias në parlament sipas rekomandimeve të Venecias.

Nëse Shqipëria plotëson brenda dhjetorit këto dy kushte, presidenca gjermane synon ta mbajë në dhjetor të këtij viti konferencën e parë ndërqeveritare.

Në kuadrin negociues figurojë edhe 7 kushte të tjera të Bundestagut që Shqipëria duhet t’i përmbushë për hapjen e negociatave edhe nëse mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

“Për të çelur negociatat, Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha kushtet e tjera që nga zbatimi i reformës së re zgjedhore, dënimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga procesi i vetingut por që janë akuzuar për lidhje me krimin, gjithashtu dënimi i personave të akuzuar për blerjen e votave, vendimi i pritshëm i gjykatës për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të korrikut të shkuar, dhe mbi të gjitha dënimi në nivelin politik  apo i zyrtarëve të lartë, pra përfundimi i të gjithë procesit, jo vetëm akuzat apo ngritja e çështjeve penale, por dënimi dhe burgosja e ndonjë politikani të lartë,” deklaroi Bunguri.

“Shqipëria edhe nëse do të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare, negociatat nuk do t’i çelë dot, …nëse nuk do të burgosë  ndonjë politikan të lartë të akuzuar për korrupsion apo ndonjë vepër tjetër penale,” përfundoi korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel.

LEXONI GJITHASHTU

Ekskluzive: Kuadri negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ku ndahet Holanda dhe Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë drejt BE

Ekskluzive: Euronews Albania siguron vlerësimin e vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë, 2 kushte të mbetura për konferencën e parë të anëtarësimit

Ekskluzive/ Holanda e vendosur tek progresi i kërkuar, Shqipëria në ditë vendimtare për ta bindur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026