“Nuk ka marrëveshje, por dialog politik”, Bardhi i përgjigjet Ramës për komisionet
Sot në orën 13:30 ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por mbledhja është shtyrë për një moment tjetër. Në mbledhjen e sotme do të diskutohej për objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mbledhjen e djeshme.
Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka dalë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, teksa theksoi se nuk ka asnjë tërheqje nga komisionet dhe nga diskutimet e ditës së djeshme, i ka kthyer përgjigje dhe kreut të qeverisë Edi Rama, i cili pak më parë u shpreh se se pazari me “non gratën” nuk ekziston.
Bardhi tha se nuk ka asnjë marrëveshje por ka një dialog politik normal, ndërsa tha se do vijë dita që kreu i qeverisë të jetë tre hapa pas.
“Nuk ka asnjë marrëveshje, ka një dialog politik normal, për një vend kandidat për në BE, në institucione palët politike të kenë mundësi të dialogojnë dhe të gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre. Sa për hapa pas, e ftoj të vijoj të numëroj hapat nga tre do të shkojë dy, një e më pas do të shkojë ai tre hapa pas. Ajo që unë kam thënë është se hetimi parlamentar padiskutim është çështje vullneti politik. Nëse një mazhorancë do të bllokojë hetimin parlamentar, e kanë bërë dhe në të shkuarën me ligjin e vjetër”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dakordësia PS-Rithemelimi, Lita: Çfarë fitoi Gazment Bardhi
- “Të zbatohen marrëveshjet”, Escobar konferencë me Osmanin: Thirrja për Serbinë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani