“Nuk ka pasur fare kallëzim”, Rama reagon lidhur paraqitjen e të vëllait në SPAK

28 Qershor 2024 | 15:39

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paraqitjes se vëllait te tij, Olsi Rama, sot në Prokurorinë e Posaçme, ku ky i fundit tha për mediat se kishte shkuar ne SPAK për të marrë një përgjigje se ç’po ndodh me kallëzimin e tij kundër Gazment Bardhit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama thotë se nuk ka pasur asnjë kallëzim në SPAK nga Bardhi.

Lidhur me kete, kryeministri Rama shkruan ne rrjetin sociali X “A ju kujtohet kur thoshte “kallëzim more kallëzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallëzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallëzuar, t’i bënte kallëzim për kallëzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallëzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallëzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehrin e tutorit të ri lart në ballkon. Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallëzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehrin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallëzimin e paqenë!” shkroi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026