Nuk ka rrjedhje të materialit radioaktiv, thotë Agjencia e OKB-së
Reaktorët në termocentralin bërthamor të ZaporizhzhIa në Ukrainë janë të sigurt, pavarësisht se janë duke u sulmuar nga forcat ruse, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA) Rafael Mariano Grossi.
Ai u shpreh se nuk ka pasur rrezatim radioaktiv nga centrali bërthamor i Ukrainës që ishte në shënjestër të sulmit nga Rusia në orët e hershme të 4 marsit.
Grossi tha se agjencia ka qenë në kontakt me rregullatorin bërthamor të Ukrainës dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhia pasi një ndërtesë në afërsi u godit.
“Ne jemi me fat që nuk ka pasur një rrjedhje të materialit radioaktiv dhe integriteti i reaktorëve nuk është cenuar”, tha Grossi në një konferencë për media në Vjenë të premten.
Zjarri në objekt ngjalli frikën e një incidenti të mundshëm, por IAEA thotë se nuk u lëshua asnjë material radioaktiv.
Fabrika është pushtuar nga forcat ruse.
Megjithatë raportohet se situata në terren është “jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese”, paralajmëroi ai.
Çfarë duhet të dini për këtë central bërthamor?
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë është më i madhi në Evropë.
Ndodhet në jug të vendit, pranë lumit Dnieper dhe ka një kapacitet total prej pothuajse 6,000 megavat – ose mjaftueshëm për të furnizuar me energji elektrike rreth katër milionë shtëpi.
Ndërtimi i këtij centrali filloi në vitin 1979 kur Ukraina ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Janë gjashtë reaktorë të projektuar nga sovjetikët në vend, i fundit prej të cilëve u vu në punë në vitin 1995. Këta reaktorë kanë një jetëgjatësi nga 40 deri në 60 vjet.
Në kohë normale, Zaporizhzhia mund të prodhojë rreth 20% të të gjitha nevojave të Ukrainës për energji elektrike dhe gjysmën e energjisë së saj bërthamore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit