“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

15 Shtator 2025 | 22:16

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, komentoi situatën aktuale në PD dhe reagoi ndaj pyetjeve mbi moszbatimin e të ashtuquajturit neni “Basha”, që parashikon dorëheqjen e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve.

Në sqarimin e tij Bardhi tha se ka qenë kundër këtij neni që në momentin kur u propozua në vitin 2021 dhe mbetet kundër edhe sot, megjithëse ai është pjesë e statutit të PD.

Sipas Bardhit, dorëheqja nuk duhet të vijë si rezultat i një neni statutor, por si një akt i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm i individit.

“Ai nen ka qenë kundërshtuar nga unë që kur është propozuar në vitin 2021. Për mua është një nen jo demokratik, i cili i jep Partisë Demokratike tiparet e një partie jo demokratike.Përgjegjësia është proces individual. Dorëheqja është akt i vullnetshëm i individit, që nuk imponohet nga rregulli. Sikundër, largimet duhet të jenë proces njerëzor, vlerësimi dhe analize – jo të diktuara nga rregulla formale në një statut. Ky rregull është mekanik dhe jep zgjidhje mekanike. Sot PD nuk ka nevojë për zgjidhje mekanike, por për zgjidhje logjike”, tha ai.

Më tej, gazetarja Erla Mëhilli e pyeti drejtpërdrejt nëse do të kandidojë për kryetar të PD-së ndërsa Bardhi tha se nuk ka ambicie për të drejtuar partinë në këto momente.

“I qëndroj të njëjtës përgjigje që kam dhënë vjet, parvjet… Se gjithmonë më pyesni për këtë gjë. Jo, nuk kam asnjë ambicie për të drejtuar Partinë Demokratike në këtë moment që po flasim,” tha Bardhi.

 

Në fund Bardhi foli dhe për strategjinë e opozitës ku tha se ajo do të ndërthuret me elementët e përballjes dhe betejës politike, me ofrimin e një alternative të besueshme si një opozitë që është në Kuvend për të qenë zëri dhe mbrojtësja e interesave të qytetarëve shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026