Nuk kemi kapacitete për mbrojtjen kibernetike, thotë eksperti
Eksperti i sigurisë Fabian Zhilla u shpreh se Shqipëria nuk ka kapacitete për mbrojtjen kibernetike.
Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se jemi në një periudhë që rreziku është i pashmangshëm sepse Rusia është në luftë dhe do përdori të gjitha kapacitetet.
Eksperti rikujtoi se rusët janë të njohur edhe për ndërhyrjen në zgjedhje dhe manipulim.
“Në këtë kontekst vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të ekspozuara në disa drejtime, së pari kapacitetet e tyre në mbrojtjen kibernetike, nuk i kemi në nivelet që duhet t’i kemi. Nuk kemi një inteligjencë, nuk kemi një shkollë në këtë drejtim. Unë do thosha dhe diplomacie, duhet të krijojmë një shkollë diplomacie të mirëfilltë që të dijë të trajtoj çështje të kësaj natyre,” – u shpreh Zhilla.
Ai sqaroi se për të gjitha këto duhen hapa të shpejtë dhe të sinkronizuar, si dhe shfrytëzim të kapaciteteve të plota në mënyrë që të mos përballemi me ndonjë sulm të mundshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut