“Nuk largohet e s’mund të prishë provat”- Ilir Beqja kërkon masë më të butë sigurie

5 Gusht 2024 | 13:11

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar ndryshim te masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në një masë me të butë. Beqaj ndodhet në qeli pasi dyshimeve për abuzimet me fondet e SASPAK.

Në seancën e kësaj të hëne në GJKKO Beqaj ka paraqitur argumentet e tij në lidhje me kërkesën për ndryshimin e masës. Mbrojta e ish-ministrit pretendon, se nuk ka shkaqe të ligjshmë për të caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Ata pretendojnë se Beqaj nuk ka arsye të largohet jashtë vendit apo të prish provat.

Akuza, për të cilën Beqaj është vënë në pranga nuk lidhet me detyrën e tij si ministër shëndetësie në vitet 2013-2017, por me postin që mbajti si drejtuesi i Agjencisë shtetërore SASCAP, e krijuar  për të menaxhuar ndihmat e donatorëve të huaj, që nga viti 2021.

Masa e sigurisë është marrë me kërkesë të SPAK edhe për fshehje të pasurisë dhe pronësisë në një restorant emrin GZONA në kalanë e Tiranës

Në vitet 2022-2023, prokurorët kanë zbuluar një skemë korruptive me të paktën 8 aktivitete e konferenca, ku fituesit apo organizatorët paracaktoheshin.

Në një rast shërbimi për një konferencë, prokuroruar me vlerë 125 mijë euro rezultoi se nga kompania fituese ishte ofruar vetëm darka në vlerën 4 milionë lekë. Kjo darkë ishte ofruar në restorantin që drejtohej në hije nga ish ministri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur...
12:05 | 21/06/2026

55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sheqeras, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur

Një grua 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq. Sipas policisë, shtetasja Lavdie Daci dyshohet se kishte...
11:57 | 21/06/2026

Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në plazhin e Durrësit, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën duke u larë në det....
11:31 | 21/06/2026