“Nuk mund të luani me Greqinë”- Mitsotakis parlajmëron Maqedoninë e Veriut për emrin

20 Qershor 2024 | 15:40

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut se Greqia do të bllokojë proceset integruese në NATO dhe BE nëse nuk do të respektohet marrëveshja për ndryshimin e emrit.

Deklaratat Mitsotakis i bëri gjatë një interviste për mediat vendase, ku paralajmëroi zyrtarët e lartë në Maqedoninë e Veriut, që do t’i referohen vendit me emrin Maqedoni e Veriut dhe jo “Maqedoni”, pasi do të përballen me pasoja.

Ndër të tjera, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përmendi Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimin e Maqedonisë së Veriut në një intervistë për Real FM 97.8.

Siç theksoi ai, situata nuk mund të vijojë kështu duke mos-respektuar marrëveshjen e emrit dhe parlajmëroi se do ta ngrejë këtë çështje dhe në Samitin e NATO-s në New York.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të gjendet në një pozitë të pakëndshme në kuadër të Samitit të NATO-s. Unë do ta ngre çështjen atje. Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje. Sepse nëse vendi do të pranonte një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur vite më parë. Nëse vihet në dyshim, Shkupi do të ketë probleme si në NATO, ashtu edhe në BE, ku ai shpreson të bëhet anëtar”, theksoi Mitsotakis.

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do ta gjejë veten në një pozitë të pakëndshme nëse këmbëngul në këtë retorikë”, vijoi Mitsotakis.

Në të njëjtën kohë, ai iu referua edhe çështjeve të marrëdhënieve greko-turke , duke theksuar se klima e mirë e bashkëpunimit që ekziston është një hap pozitiv, edhe pse, siç tha ai, “thelbi i politikës turke nuk ndryshon në një ditë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026