Beleri merr pjesë në mbledhjen e parë si eurodeputet, ‘live’ nga burgu me Mitsotakis
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, që u zgjodh eurodeputet nga partia Demokracia e Re në Greqi, ka marrë pjesë online në një mbledhje të zhvilluar me kryeministrin e vendit fqinj, Kyriakos Mitsotakis.
Takimi është mbajtur mes 7 eurodeputetëve të zgjedhur nga partia Demokracia e Re dhe kryeministrit Mitsotakis, për të koordinuar veprimtarinë për Parlamentin Europian.
Në mbledhje veç Belerit dhe Evangelos Meimarakis që ishin online, kanë qenë të pranishëm fizikisht edhe eurodeputetët e zgjedhur Giorgos Autias, Eliza Vozeberg, Eleonora Meleti, Manolis Kefalogiannis dhe Dimitris Tsiodras.
Në takim morën pjesë gjithashtu edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian i ND, Tasos Hatzivasiliou.
Kujtojmë se Beleri ndodhet i burgosur në Shqipëri që në 12 maj të vitit të kaluar me akuzën për blerje votash dhe për këtë arsye nuk ka mundur të betohet si kryebashkiak i Himarës.
Ndërsa për të marrë pjesë në mbledhjen me Mitsotakis, Beleri ka marrë leje nga SPAK, e cila i është aprovuar.
Në zgjedhjet për PE Beleri mori gati 234 mijë vota, duke u renditur i katërti mes 7 deputetëve që kanë dalë nga partia Demokracia e Re.
“Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis arriti të siguronte një fitore bindëse në zgjedhjet europiane të 2024-ës, duke grumbulluar kështu 28.31% të votave.
Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga Ministria e Brendshme, në vend të dytë në këto zgjedhje u rëndit SYRIZA– Aleanca Progresive me 14,92%, në të tretin PASOK – Lëvizja për Ndryshim me 12,79%, ndërsa Zgjidhja Helenike me 9,3% fitoi “betejën” me KKE (9,25%) për vendin e katërt.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn