“Nuk ngopemi kurrë…” Përfaqësuesi i FSHF: Po bëhet punë vetëmohuese me skuadrën

8 Qershor 2024 | 20:50

Ardi Behari nga Federata Shqiptare e Futbollit ishte këtë të shtunë i ftuar në “Review” në Euronews Albania, ku tha se shqiptarët kanë treguar se janë popull i vështirë dhe mosbesues.

Kombëtarja Shqiptare do të shkojë pas pak ditësh në Kampionatin Europian të Futbollit që do të zhvillohet në Gjermani dhe për të arritur këtë, Sipas Beharit është dashur një punë e gjatë dhe vetëmohuese e të gjithë ekipit të FSHF.

“Ne jemi shumë të vështirë si shqiptarë. Unë mendoj se kjo fushatë eleminatore që ishte një nga kulmet e futbollit shqiptar edhe pse në fillimet e saj ishim skeptik, thamë nuk e dimë nëse do ia dalim.

Në saj të një pune të pamatë që ka bërë stafi dhe e gjithë FSHF u arrit në këto rezultate hap pas hapi, me një punë vetëmohuese dhe duke i mbajtur njerëzit me këmbë në tokë. Deri sa na çuan te ajo që dukej e paimagjinueshme në fillim, te ky kualifikim i cili nuk qe rastësot, por ishte një kualifikim i bindshëm”,-tha Behari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026