“Nuk pendohem, na ka nxirë jetën” – Flet 19-vjeçarja që vrau babanë në Durrës

23 Shkurt 2024 | 13:53

Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila dyshohet se ka vrarë dhe më pas groposur babanë e saj Pëllumb Meta, 50 vjeç në Shënavlash të Durrësit.

Kur policia e riktheu në vendin e krimit për të zbardhur rrethanat e krimit të rëndë ajo ka thënë se i ati i torturonte dhe i kishte nxirë jetën asaj dhe të ëmës së saj.

“Nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja, e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai”, mësohet të ketë thënë  e reja.

Pëllumb Meta dyshohet  se u vra me 4 plumba pistolete të cilën 19-vjecarja deklaroi fillimisht se e kishte hedhur ne det dhe më pas ndryshoi dëshminë duke thënë se e kishte hedhur në një kanal pranë shtëpisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026

Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Operacioni i koduar “Last Bet” ka çuar...
10:08 | 11/07/2026