Nuk pritet marrëveshje mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut deri në dhjetor

18 Nëntor 2021 | 14:36

Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut nuk pritet të hiqet në muajin në vijim. Lajmi është konfirmuar nga Daniel Lohrer, anëtar i partisë bullgare, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, e cila pritet të formojë qeverinë në Bullgari.

Sipas tij nuk është reale që deri më 14 dhjetor do të ketë marrëveshje me Shkupin për heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Shkupit dhe Bashkimit Evropian, vendim ky që prekë edhe Shqipërinë.

Lohrer ka thënë se “nëse mbetet vetëm historia për të lëvizur negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk mund të pritet rezultat mjaft i mirë për të dyja palët”.

“Rruga, jo vetëm e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është në BE dhe Bullgaria do të donte që kur Maqedonia e Veriut të hynte në atë proces, kjo gjë të ndodhë pa shkelur të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Daniel Lohrer, që është edhe kandidat i mundshëm për ministër të Jashtëm në Qeverinë e re bullgare.

Dallimet për gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike, por edhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, janë çështjet për të cilat duhet gjetur zgjidhje, në mënyrë që Sofja të heqë veton për Shkupin.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026