Qytetarët shfaqen indiferentë dhe shkelin masat anti-covid

13 Nëntor 2020 | 13:31

Policia e Shtetit vijon të kryejë kontrolle në të gjithë qytetet e vendit për të monitoruar zbatimin e masave anti-Covid. Kështu, gjatë kontrolleve janë pikasur 692 qytetarë që nuk mbanin maskë, të cilët nuk i kanë shpëtuar masës administrative prej tre mijë lekësh të reja.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 692 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse’, njofton policia.

Në kuadër të këtij aksioni, Policia bën të ditur se ka gjobitur me nga një milion lekë të reja nëntë lokale, subjekte këto, që vepronin pa respektuar masat e diktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

“Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 9 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë”,  sqaron policia.

Pavarësisht miratimit të masave kufizuese nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, ka pasur prej atyre qytetarëve dhe lokaleve, të cilat nuk e kanë zbatuar këtë rregull.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave kufizuese, kanë konstatuar 2 lokale ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili nga subjektet shërbimet është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 27 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Gjatë javëve të fundit në Shqipëri është vënë re një shtim i numrit të qytetarëve të infektuar nga coronavirus. Ky tregues, por edhe rritja e shtrimeve në spitale detyroi autoritetet të vendosin masa kufizuese nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026