‘Nuk shkëputemi dot nga puna dy herë në ditë’, prindërit ankohen për mësimin me turne
Më të vegjlit, ata që hyjnë në klasën e parë, mbajnë në dorë lule për mësuesen, ndërsa barrën e orareve të çrregullta e mbajnë prindërit.
Pavarësisht se në klasa do të ruhet distanca, në oborr rrëmuja është e madhe.
Pas 2 orësh, turni i parë ka mbaruar mësim, është radha e turnit të dytë. Më fatlumët tani do të kthehen në shtëpi të shoqëruar nga prindërit apo gjyshërit që i presin pas portës së shkollës.
Zilja bie sërish, këtë herë për turnin e dytë.
Brenda në shkollë thuhet se ka rregull, por në oborr, lumturia e ditës së parë, por edhe malli për të përqafuar shokët e klasës, është më madhe se frika nga COVID.
Pas dere, sërish gjyshërit dhe prindërit presin të mbarojë mësimi.
Ndërrimi i turneve sjell kaos sërish në oborr. Ata që dalin, bashkohen në oborr me fëmijët që presin të hyjnë. Të çorientuar nga kjo situatë, disa prej vogëlushëve nuk i mbajnë dot lotët.
Ata që e vuajnë më shumë mësimin me turne janë prindërit, që sot janë detyruar të lënë punën për të shoqëruar fëmijët. Por, ditët e tjera do të duhet të zgjedhin mes sigurisë së vogëlushëve dhe vendit të punës.
“Shumë e vështirë është se kam edhe një vajzë të vogël”, u shpreh një grua.
“Punën nuk e lë dot dy herë në ditë”, tha një tjetër.
Më me fat janë ata që kanë gjyshërit pranë.
Dita e parë, sjell në dyert e shkollës edhe mësues në pension, që i merr malli për të përjetuar emocionet e ditës së parë.
“Kam qenë dikur mësuese dhe më intereson dita e parë dhe jam e emocionuar.
Zilja lajmëron sërish fillimin e ditës së parë të shkollës për disa, megjithëse pasdite.
Turni i katërt hyn në mësim, e sërish prindër e gjyshër presin pas dere.
Me orë të reduktuara, dhe pasiguri për vazhdimin e mësimit nesër, perëndimi i diellit shënon fundin e ditës së parë të mësimit për ta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës