“Nuk të dhuron njeri apartament”- Softa kërkon nisjen e hetimeve për Alda Klosin

10 Janar 2023 | 13:29

Eksperi i Sigurisë Fatjon Sofa ka kërkuar nisjen e hetimeve në lidhje me pasuritë e zyrtares Alda Klosi, të cilës iu vodhën mijëra euro në banesë nga sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin.

Softa tha se apartamentet të cilat Klosi i ka regjistruara si të dhuruara janë objekt hetimi, pasi nuk mund të të dhurojë kurrësesi dikush një banesë pa asnjë arsye.

Ai shtoi se zyrtarët shtetërorë nuk mund t’i fshihen drejtësisë përmes dhuratave, ose duke i fshehur pasuritë e tyre si të dhuruara nga dikush tjetër.

“Asgjë nuk mund ta justifikoj personin në fjalë. Këto para mund të vijnë nga biznesi, por nuk mund të vijnë nga dhuratat. Nuk të dhuron njeri një banesë.

Shqiptarët janë të gjithë në konflikt me njëri tjetrin për një shtëpi, për një sipërfaqe të vogël, lloj lloj historish dhe konfliktesh të tilla kemi dëgjuar dhe nuk të dhuron njeri një banesë. Pse duhet të dhurojë një njeri një banesë, çfarë vlere ka ajo banesë?

Vetingu që pati një lloj suksesi, shumë njerëz janë përjashtuar se kanë bërë deklarata të tilla, “jo ma dhuroi gjyshja, jo ma dhuroi gjyshi”.

Nuk mund t’i fshihesh drejtësisë në formën e dhuratave dhe ndaj i takon organeve të dretësisë të nisin hetimet”, tha Softa.

Kujtojmë se sipas të dhënave nga Kadastra shtetërore zyrtarja Alda Klosi rezulton pronare apo bashkëpronare në dy sipërfaqe toke dhe 5 apartamenteve, ndërkohë që rezulton se ajo jeton me qera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026