Nuk zbatoi vendimin e GJKKO, Berisha: S’kam marrë asnjë njoftim
Deputeti Sali Berisha është shprehur se nuk ka pasur asnjë njoftim nga SPAK për t’u paraqitur në Shërbimin e Provës, në lidhje me vendimin e masës së sigurisë të dhënë për çështjen “Partizani”.
Në një deklaratë për mediat ai tha se njoftimet duhet të sillen në Kuvend, gjë e cila nuk ka ndodhur.
Berisha gjithashtu ka vijuar akuzat ndaj SPAK për një sulm politik ndaj tij.
“Ditën e sotme unë nuk kam asnjë njoftim, përveç njoftimeve publike. Ato nuk kanë asnjë vlerë. Unë kam një institucion, dhe institucioni zyrtar i punës për mua është parlamenti i Shqipërisë.
Çdo njoftim, kushdo që të ketë nga institucionet, për deputetin, e sjell në parlament.
Këtu nuk ka ardhur asnjë gjë. Asnjë njeri nuk ka marrë asnjë dokument.
…Ai nuk guxon ta bëjë këtë se duhej të sillej jo si bandit, por si zyrtar dhe të kërkonte që Sali Berisha të paraqitet, këto dhe këto… dhe ta vendoste parlamenti, do ta votonte edhe Sali Berisha vetë.
Por ai nuk e bën këtë se do të sillet si bandit. Dhe ju dhe askush nuk duhet të bëjë avokatinë e një banditi.
Se avokatia e një banditi nuk i shërben askujt”-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë