Numërohen kutitë e para në qarkun e Kukësit: Garë e fortë mes PS, PD dhe PSD-së

11 Maj 2025 | 23:58

Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë të votimit në Kukës dhe rezultati paraprak tregon një avantazh të Partisë Socialiste.

Sipas të dhënave të siguruara nga korrespondentja e Euronews Albania, PS kryeson me 76 vota. Në vend të dytë renditet Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e udhëhequr nga Partia Demokratike, me 48 vota.

Partia Socialdemokrate ka marrë një rezultat të konsiderueshëm me 43 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës kanë siguruar nga 1 votë.

Ndërkohë në kutinë e dytë të votimit në Has, Partia Demokratike (Aleanca për Shqipërinë Madhështore) ka marrë 112 vota, Partia Socialiste 64 vota dhe Partia Socialdemokrate 37 vota.

Këto rezultate përforcojnë rivalitetin mes PS dhe PD në këtë qark, ndërsa PSD konfirmon një prezencë të dukshme në vota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026