Nutricionisti: Zbulimi i studimit për konsumin e përditshëm të vezës
Mjeku nutricionist Altin Joka që jeton në Suedi ka deklaruar se konsumimi i një kokrre vezë në ditë, rrit rrezikun e vdekshmërisë me 12% në 17 vite.
Komentet Joka i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se janë një sërë studimesh që vërtetojnë rrezikun që shkakton veza në shëndetin e njeriut.
Ai tha gjithashtu se konsumi i një kokërr veze në ditë për 15 vite rresht, sipas një studimi të Harvardit, është i barazvlefshëm për shkurtimin e jetës së një gruaje, sa pirja e 25 mijë cigareve.
“Veza përmban kolinë. Pas proceseve shndërrohet në TMA që është një rrezik për sëmundjet kardiovaskulare dhe pararendëse e tumorit të prostatës, të mushkërive, të gjirit dhe pas 12 orësh të konsumimit të këtyre elementëve të TMA që vijnë nga bulmeti dhe veza, krijojnë këto probleme.
Kemi institutin e gjakut dhe mushkërisë në SHBA që e nxori si element të rrezikshëm. 46 % e salmonelës shkaktohet nga veza. Për çdo gjysmë veze të konsumuar në ditë, vdekshmëria rritej me 7 %. Për çdo vezë të konsumuar vdekshmëria rritej me 12 % në 17 vite.
Rritja e vdekshmërisë së përgjithshme të popullatës. Një studim i Harvardit zbuloi se konsumimi ditor për 15 vite i një kokërr veze në ditë ishte i barazvlefshëm për shkurtimin e jetës së një gruaje, sa pirja e 25 mijë cigareve, pra 4-5 cigareve në ditë”, tha Joka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë