Mishi i kultivuar në laborator po përhapet gjithmonë e më shumë e duket sikur në një të ardhme do jetë diçka e zakonshme.
Por së fundmi një kompani izraelite e quajtur “Steakholder Foods” njoftoi se kishte printuar 3D një fileto peshku gati për t’u gatuar duke përdorur qeliza të rritura në një bioreaktor.
Nutricionisti Altin Joka, tha në emsionin GoodMorning Albania se prodhimi i mishit në laborator është drejt kthimit në një industri masive prodhimi. Ai u shpreh se aktualisht në SHBA po ekspermientohet me prodhimin në laborator të mishit të zebrës, luanit e devesë.
“Sot janë 29 kompani të licencuara në SHBA, aktualisht po eksperimentohet për prodhimin e mishit të zebrës, mishin e luanit dhe devesë. Tre kompani po merren me frutat e detit dhe toni i parë në laborator do dalë brenda vitit në shitje. Ky lloj mishi ka shansin që të quhet mish i kultivuar, pasi prodhimi do shtrihet në impiante të mëdha prodhimi. Jam kundër 100 për qind, pasi kemi parë që është prodhuar ushqimi i kafshëve shtëpiake në laborator, të cilat rezultoi se kishin imunitet më të dobët, nuk ishin aktive. Në laborator përbërësit do shtohen në mënyrë artificiale se duhet të ketë peshë muskulare. Përpunimi i hormoneve nuk mund të bëhet në mënyrë natyrale. Patjetër që antibiotiku do përdore se në qeliza nga laboratori në prodhimin masiv mund të ketë rrezik të patogjeneve”, tha nutricionisti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Prodhohet fileto peshku në laborator, eksperti Bërxholi: Ishte e pritshme
- Habit profesori: Mishi i laboratorit është bio, i njëjtë me pulën e fshatit