Objektet e kultit me dry, turistët e huaj nuk mund t’i vizitojnë
Kohët e fundit, një vëmendje e veçantë po i jepet objekteve të vjetra të kultit, të cilat synohen të kthehen në një atraktivitet turistik.
Në qarkun e Korçës trashëgimitë e objekteve fetare të periudhës bizantine dhe postbiznantine janë të shumta, ku disa prej tyre kanë nevojë për ndërhyrje emergjente.
Gjergji Koki, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore për juglindjen tregoi se Ministria e Kulturës ka miratuar së fundmi buxhetin për restaurimin e 4 kishave të vjetra.
“E ndaj për herë të parë këtë lajm, që javën e parë ne kemi kaluar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, 4 projekte të hartuara nga Instituti i Monumenteve dhe të Trashëgimisë Kulturore dhe nga drejtoria jonë”, tha ai.
Edhe vet të rinjtë që po studiojnë për historinë dhe kulturën kanë vizituar disa prej këtyre objekteve në terren.
Nga ana tjetër, Euronews Albania takoi dy të huaj të cilët kishin ardhur në Voskopojë pikërisht për të vizituar kishat që ndodhen në këtë fshat turistik.
Ata shprehen të zhgënjyer pasi asnjëra prej tyre nuk është e hapur për turistët.
“Vijmë nga Amsterdami, kemi ardhur për të parë objektet e ikonografise, afresket por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk është e hapur. Këtu nuk jeni gati të prisni turistë, edhe në Lin e kishin mbuluar mozaikun dhe nuk pamë dot gjë, kishat janë të mbyllura, askush nuk është këtu të na shpjegojë diçka. Është bezdisëse që vijmë këtu dhe nuk mund të shohim dot gjë. Ne ishim të interesuar për këto objekte sepse janë tejet të veçanta”, shprehen ata.
Në qarkun e Korçës numërohen rreth 220 objekte qe janë pjesë e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar, ndërkohë që shumë prej tyre, kryesisht në zonat malore, janë të dëmtuara apo rrënuara.
LEXONI GJITHASHTU
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon