OBSH: 1 në 4 persona përballen me vështirësi për përballimin e kostove për shëndetin

7 Dhjetor 2025 | 19:57

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë vazhdojnë të mundojnë 1 në 4 persona në nivel global. OBSH dhe Banka Botërore  në raportin e fundit monitorues thonë se nga viti 2000 shumica e vendeve kanë bërë përparime të ndjeshme si në zgjerimin e mbulimit të shërbimeve shëndetësore, ashtu edhe në uljen e vështirësive financiare që lidhen me kostot e shëndetit.

Ekspertët thonë se Indeksi i Mbulimit të Shërbimeve u rrit nga 54 në 71 pikë ndërkohë, pjesa e njerëzve që përjetojnë vështirësi financiare nga pagesat e larta nga xhepi ra nga 34% në 26% midis 2000 dhe 2022.

Por pavarësisht përparimit, barrën më të rëndë e mbajnë të varfrit: 1.6 miliardë persona janë shtyrë më thellë në varfëri për shkak të kostove shëndetësore. Në total, 4.6 miliardë njerëz në botë ende nuk kanë akses në shërbime shëndetësore thelbësore, ndërsa 2.1 miliardë përballen me vështirësi financiare për të marrë kujdes mjekësor.

Barnat janë arsyeja kryesore e vështirësive financiare në 75% të vendeve ato përbëjnë të paktën 55% të pagesave nga xhepi. Tek njerëzit që jetojnë në varfëri, barra është edhe më e rëndë, me 60% të gjithë shpenzimeve shëndetësore të dedikuara për barna.

Edhe pse vendet me të ardhura të ulëta kanë bërë përmirësimet më të shpejta, ato ende përballen me boshllëqet më të mëdha. Në vitin 2022, 3 nga 4 persona ndër shtresat më të varfra përjetuan vështirësi financiare për shkak të kostove shëndetësore, kundrejt më pak se 1 në 25 ndër më të pasurit.

Raporti paralajmëron se pa ritëm më të shpejtë progresi, deri në vitin 2030 Indeksi i Mbulimit të Shërbimeve pritet të arrijë vetëm në 74 pikë, ndërsa gati një në katër njerëz në botë do të vazhdojnë të përballen me kosto të papërballueshme shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026