Turistët e huaj zgjedhin Vlorën edhe në dimër: Na pëlqen shumë qyteti
Dhjetëra turistë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Vlorën përgjatë dimrit për të shijuar qetësinë që të ofron qyteti bregdetar. Për ta Shqipëria është një vend aq sa i bukur, por edhe i panjohur.
Në turist nga Belgjika theksoi se ka zgjedhur këtë periudhë të vitit për shkak se nuk është nxehtë dhe ka më pak turistë.
“Unë vij nga Belgjika. Jam për herën e parë në Vlorë dhe në Shqipëri gjithashtu. Zgjodhëm Shqipërinë sepse për shumicën prej nesh është një shtet i panjohur dhe për pak vite do të jetë pjesë e Europës, kështu që ne donim ta vizitonim këtë vend dhe të mësonim prej tij.
Zgjodhëm këtë periudhë për pushime për shkak se nuk është shumë nxehtë dhe nuk ka shumë njerëz. Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi”, u shpreh ai.
Një turiste tjetër thekson se i ka pëlqyer Shqipëria dhe se do t’ua rekomandojë të tjerëve që ta vizitojnë.
“Ne vijmë nga Belgjika. Jemi të gjithë prej andej. Për herën e parë jemi në Vlorë. Na pëlqen shumë qyteti. Ju keni detin dhe qytetin e bukur dhe është ok për ne.
Ne po vizitojmë çdo gjë në qytet, është bukur. Ne zgjodhëm Shqipërinë këtë herë, pasi ne nuk dimë asgjë për këtë vend. Unë do ta rekomandojë Shqipërinë,” tha ajo.
Në Vlorë madje nuk mungojnë as turistët nga vendet e largëta, siç është edhe Kina.
“Unë vij nga Kina. Për mua nuk është hera e parë që e vizitojë Shqipërinë, është hera ime e tretë, por hera e parë që vij në Vlorë. Vij këtu për herën e tretë sepse jam ajo që drejtoj grupet me turistë.
Mendoj se ka mjaft interes nga shtetasit kinez të vijnë në Shqipëri. Kemi vizituar disa vende, na pëlqen historia dhe arkitektura këtu. Shqipëria është një vend i bukur, e duam,” tha ajo.
Turistët thonë se Vlora iu ka lënë vërtetë mbresa dhe do të kthehen sërish.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona