OBSH kërkon armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Kreu i OBSH, Credits: Getty Images
17 Mars 2022 | 22:22

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka kërkuar OKB-së që të punojë për një armëpushim urgjent në Ukrainë.

“Sikur të mos mjaftonte COVID. Një luftë shkatërruese si kjo është e rrezikshme për botën,” u shpreh kreu i OBSH, Tedros Ghebreyesus.

OBSH ka identifikuar 43 sulme ruse ndaj ndërtesave të kujdesit shëndetësor në Ukrainë, me të paktën 12 njerëz – përfshirë punonjësit e shëndetësisë – të vrarë dhe 34 të plagosur.

“Në çdo konflikt, sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar,” u shpreh Tedros.

Ai tha se sulmet kanë çuar në ndërprerje të rëndë të shërbimeve shëndetësore dhe aksesit në mallrat bazë të shëndetësisë në Ukrainë, duke paralajmëruar se pasojat e sulmit “do të jehojnë për vite, ose dekada me radhë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024