Oda ekonomike në RMV kërkon të hapen kufijtë pa asnjë kusht: Po humbim remitancat e diasporës

19 Qershor 2020 | 07:45

Pavarësisht se ka hapur të gjithë kufijtë tokësorë, Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajon që përveç testit negativ PCR, për COVID-19, detyron edhe vetizolimin 14 ditor për të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në vend.

Kjo ka shkaktuar shumë reagime në opinionin publik dhe Qeveria tashmë po mendon të heqë izolimin e detyrueshëm.

Nëpërmjet një reagimi me shkrim, Oda ekonomike, ka kërkuar lehtësim të këtyre masave, pasi sipas tyre kjo do të ndikoje në mos ardhjen e emigrantëve dhe turistëve dhe si pasojë thellimin e krizës ekonomike.

Nagib Fejzi, përfaqësues i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut tha për Euronews Albania se metoda që po përdor sot RMV është absurde, ndërsa kërkoi hapjen pa asnjë kusht të kufijve duke nisur nga e hëna e javës që vjen.

Sipas tij, në këto kushte vendi është duke humbur remitancat që vijojnë nga diaspora që janë burimi kryesor i ekonomisë së vendit.

“Oda ekonomike ka bërë një lobim të fuqishëm dhe mundohemi me çdo kusht se tani jemi në një situatë kaotike; mosardhja e diasporës dimë se çfarë na sjell, por nga dje kemi njohuri që lëviz diçka në atë drejtim që të hapen kufijtë. I vetmi shtet në botë është Maqedonia me ngjyrë të kuqe që ende kërkon vetizolim edhe kur testi i COVID është negativ.

Situata ekonomike tek ne ka qenë që në fillim shumë e rëndë, s’kemi turizëm apo industri të rëndë. 1,8 mln euro kur GDP e Maqedonisë së Veriut është 6 mld. Kompanitë shqiptare kanë falimentim të sigurt në tetor-nëntor. Shpresojmë që nga e hëna të shkojmë e të vijojmë në Shqipëri e Maqedoni”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026