Oferta marramendëse e Al Nassr për Ronaldon: 500 mijë € në ditë dhe aksione në klub
Tentativat e Al Hilal duket se nuk ia kanë vlejtur, pasi CR7 do të firmosë kontratën e re me Al Nassr në Arabinë Saudite. Portugezi ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme, por jo vetëm në aspektin monetar, pasi i është ofruar të jetë edhe pronar i skuadrës. Konkretisht, 5% të aksioneve të Al Nassr do të jenë të tijat, ndërsa për sezonin 2025-2026 paga e tij vjetore do të jetë 180 milionë euro.
Në një llogari të thjeshtë, Ronaldo do të përfitojë pak më tepër se 500 mijë euro në ditë, një vlerë shumë e lartë për një futbollist, sidomos në moshën e tij, pasi ka mbushur 39 vjeç dhe në shkurt bëhet 40 vjeç. Al Nassr ka vendosur ta bëjë të paprekshëm lojtarin portugez, jo vetëm për të treguar besim dhe mirënjohje për kontributin e tij, por gjithashtu për të funksionuar si ambasador i Arabisë Saudite.
Pak ditë më parë u përfol se Al Hilal kishte gati një ofertë për CR7 dhe do ta afronte në skuadër, por duket se klubi aktual i sulmuesit ka qenë një hap para kampionëve në fuqi të Arabisë Saudite.
LEXONI GJITHASHTU:
- Cristiano Ronaldo bëhet i pari me 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale
- E dua atë klub, Ronaldo: Manchester United të rindërtojë gjithçka nga fundi
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)