Ofroi 120 mijë € t’i vrisnin ish-gruan, jepet masën e sigurisë për avokatin e njohur

6 Tetor 2023 | 10:14

Gjykata e Apelit të Posaçëm miratoi masën e “Arrestit me burg pa fat”, për avokatin Alban Bengasi, i akuzuar nga SPAK, se ka ofruar rreth 120 mijë euro për të dhunuar dhe vrarë ish-bashkëshorten e tij.

Bengasi ishte në kërkim që në maj të 2022 pas dëshmisë së vrasësit me pagesë, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili u rrëfeu hetuesve se avokati ia kishte ofruar fillimisht shumën monetare atij, por për shkak se ishte femër nuk kishte pranuar.

Bengasi ka mohuar të këtë lidhje me çfarë ka rrëfyer Nuredin Dumani. Ai e ka cilësuar si mashtrues bashkëpunëtorin e drejtësisë, duke u shprehur se në asnjë moment nuk i është shmangur hetimit.

SPAK ka kërkuar shpjegime pse Bengasi u largua një javë pasi dolën masat e arrestit dhe pse u kthye në Shqipëri në momentin që dosja kaloi për gjykim.

Avokati mohon kategorikisht akuzën dhe sqaron se në çdo pozicion pune që ka mbajtur nga OPGJ e deri tek avokat e ka bërë me ndershmëri dhe pa asnjë kompromis.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026