OKB-ja akuzon Rusinë për bllokimin e hyrjes në zonat e goditura nga përmbytjet

19 Qershor 2023 | 08:33

OKB-ja ka akuzuar Rusinë se ka refuzuar të lejojë dërgesat e ndihmave në zonat e kontrolluara nga Moska të prekura nga përmbytjet pas shkatërrimit të digës Kakhovka pothuajse dy javë më parë.

“Qeveria e Federatës Ruse deri tani ka refuzuar kërkesën tonë për të hyrë në zonat nën kontrollin e përkohshëm ushtarak të saj”, tha në një deklaratë Denise Brown, koordinatorja humanitare e OKB-së për Ukrainën.

“OKB-ja do të vazhdojë të angazhohet për të kërkuar aksesin e nevojshëm. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve ruse të veprojnë në përputhje me detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

Ndihma nuk mund t’u mohohet njerëzve që kanë nevojë për të.”

Deklarata vjen pasi autoritetet ukrainase dhe ruse thanë se numri i të vdekurve nga përmbytjet ishte rritur në 52. Zyrtarët rusë thanë se 35 persona kishin vdekur në zonat e kontrolluara nga Moska dhe ministria e brendshme e Ukrainës tha se 17 kishin vdekur dhe 31 ishin të zhdukur, raportoi Reuters. Më shumë se 11,000 janë evakuuar nga të dyja anët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit paralajmëron Iranin: Do të reagojmë me gjithë fuqinë nëse sulmohemi

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do të reagojë me forcë nëse sulmohet nga Irani, pasi një...
22:08 | 19/07/2026

Rusia godet me raketa anijen turke me grurë në Detin e Zi, 5 marinarë të vrarë

Një anije tregtare turke është goditur të dielën nga tre raketa ruse, duke shkaktuar vdekjen e pesë anëtarëve të ekuipazhit, njoftoi Marina e Ukrainës. Ndërkohë,...
22:03 | 19/07/2026

Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin mediatik dhe sportiv në Itali. Gazetari sportiv Luigi Esposito, i njohur me emrin Luca, është gjetur i pajetë...
18:07 | 19/07/2026