OKB pezullon Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka pezulluar të enjten, Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Vendimi erdhi pas raporteve për ‘dhunë sistematike dhe abuzim me të drejtat e njeriut’ nga pushtimi i trupave ruse të Ukrainës.
Votimi i kërkuar nga SHBA mori 93 vota pro, 24 kundër ndërsa 58 vende të tjera abstenuan.

Për pezullimin e Rusisë nga këshilli me 47 anëtarë, nevojiteshin ¾ e votave – pa marrë parasysh votat abstenim.
Pezullime të tilla janë të pazakonta. Libia u pezullua në 2011 për shkak të dhunës kundër protestuesve nga forcat e liderit, Muammar Gaddafi.
Rusia ka paralajmëruar vendet që votuan pro dhe abstenuan se do të shikohen tani si ‘vende jo miqësore’ me pasoja për marrëdhëniet biletarale, raporton ‘Reuters’.
Një prej vendeve që ka votuar pro është edhe Shqipëria. Kryeministri, Edi Rama e cilëson votimin “refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë”.
Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!
— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2022
Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB e ka bazën në Gjenevë të Zvicrës. Vendimet e tij dërgojnë mesazhe të rëndësishme politike dhe mund të autorizojë hetime.
Muajin e kaluar, ky këshill hapi hetim lidhur me dyshimet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krime lufte në Ukrainë.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar dy rezoluta me 141 dhe 140 vota.
SHBA kërkoi pezullimin e Rusisë nga këshilli pasi Ukraina akuzoi trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha.
Rusia i ka mohuar sulmet ndaj civilëve në Ukrainë. Ambasadori i saj në OKB, Vassily Nebenzia tha të martën se gjatë kohës kur Bucha ishte në kontrollin rus “asnjë civil nuk ka vuajtur nga asnjë lloj dhune”.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës