Oketa për takimin Bardhi-Paloka: Ngjasonte sikur do bënin pazare individuale
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa deklaroi se takimi i sotëm midis deputetit demokratit, Gazmend Bardhi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ngjante si një takim që bëhej për pazare individuale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Oketa u shpreh se ishte e pavend që ata u takuan në një kafene.
Sipas tij, duhet të mblidhen të gjithë depeutetët e PD-së për të gjetur një zgjidhje për bashkimin e partisë.
“Referuar ngjarjeve të sotme, me thënë të drejtën pritshmëritë e mia ishin më të larta sesa kaq. Më duket e pavend, që së pari takime të tilla të zhvillohen në kafene. Së dyti, më duket akoma më pavend që të mos mblidhen të gjithë deputetët e Partisë Demokratike, me një transparencë, me një diskutim të hapur të gjejnë një zgjidhje.
Takime të tilla, midis dy individëve kokë më kokë, ngjajnë si pazare individuale sesa realisht një zjgidhje konkrete. Që të dalë nga takimi kryetari i Këshillit Kombëtar, të deklarojë se nuk ka asgjë që të thotë sot, por duhet të presim nesër, një deklaratë as politike, as që ndihmon zgjidhjen”, theksoi ai.
Edi Paloka dhe Gazment Bardhi janë dy të mandatuarit e dy grupimeve për të negociuar mundësitë dhe rrugët për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Të dy qëndruan në takim kokë më kokë për rreth 90 minuta në një nga lokalet e Tiranës këtë të martë.
Pas takimit, të dy refuzuan të jepnin detaje rreth asaj që kishin biseduar, por deklaruan se do të ketë një takim të dytë.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese