Okulisti: Kush ka lëkurë të errët rrezikohet më shumë nga tensioni i syrit
Mjeku okulist, Rubin Topi, i ftuar në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania tha se ngjyra e syrit nuk rrit mundësinë e glaukomës. Përkundrazi ai shton se ngjyra e errët mund të jetë një faktor për tensionin e syrit.
“Pa diskutim që sytë me ngjyrë janë më delikat, sidomos karshi dritës, por nuk ka një provë shkencore që ne të themi se njerëz më sy me ngjyrë kanë predispozita më të larta ndaj glaukomës. Përkundrazi mund të jap një shembull tjetër, ngjyra e lëkurës së errët mendohet që është një faktor risku. Raca të caktuara kanë përqindje më të lartë glaukome. Por është ë gabuar të thuhet se është ngjyra e syrit që e përbën këtë sepse nuk ka një bazë shkencore që ta themi këtë”, tha ai.
Mjeku tha se syzet nuk ndikojnë në parandalimin e tensionit të syrit, por ka disa medikamente që mund të ndikojnë në formimin gradual të tensioni të syrit.
“Syzet nuk kanë ndikim. Ka disa lloje medikamentesh, sidomos ato që ndikojnë në rritjen dhe zvogëlimin e bebes së syrit mund të sjellin një lloj risku për formimin gradual të një forme të glaukomës që hyn te klasifikimi i glaukomave sekondare”, u shpreh Topi.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë