Okulisti: Rrezikohet shikimi nëse nuk trajtohet gripi i syrit
Gripi i syrit mund të sjellë shumë shqetësime, ndonëse jo gjithmonë e marrim seriozisht. Ky infeksion shkakton skuqje dhe lotim të syve, ndërsa mjekët thonë se ka pasur shtim të rasteve gjatë kësaj periudhe, teka edhe temperaturat janë ulur.
Tek fëmijët shfaqja e këtij infeksioni vjen edhe për shkak të virozave dhe jo gjithmonë prindërit e kuptojnë që në fillim se për çfarë bëhet fjalë.
Okulisti Rubin Topi tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se mostrajtimi si duhet i gripit të syve mund të çojë në humbjen e shikimit.
Ai tregoi 4-5 vjet më parë kjo sëmundje ka qenë shumë e përjhapur në vendin tonë sa u kthey gati në epidemi.
“Kam kuruar raste ekstreme, që nëse nuk do t’i nënshtroheshin një ndjekjeje të rreptë, mund të shkonte në humbje të shikimit. Nga prekja që ndodh te kornea, ose xhami i syrit, lë njolla në konrne, duke i humbur transparencës dhe personi invalidizohet. Kjo varet sa intensiv është infeksioni dhe nëse është mjekuar siç duhet, nëse pacienti nuk paraqitet tek okulisti por te mjeku i familjes”, shpjegoi mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve