Olimbi Hoxhaj: Jam diskriminuar se jam me HIV/AIDS, mbeta pa punë
Olimbi Hoxhaj, drejtore ekzekutive e shoqatës së personave me HIV/AIDS ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të premte në “Good Morning Albanians” ku ka folur për mënyrën se si një person i prekur nga HIV/AIDS stigmatizohet dhe diskriminohet nga shoqëria.
Ajo tha se në Shqipëri ka pasur një përmirësim të qasjeve institucionale, por mbeten problkematike qasjet individuale. Si një person e prekur nga SIDA ajo tha se vetë ka përjetuar çdo lloj stigmatizimi dhe diskriminimi edhe në punë për shkak të kësaj sëmundje që njerëzit ende nuk e njohin mirë.
“Nuk është se kanë ndryshuar shumë qasjet individuale, por kanë ndryshuar qasjet institucionale. Kemi ligje të përmirësuara, strategjitë përmirësuara, programe të ndryshme. Kemi avancuar nëpjesën institucionale, por në pjesën e komunitetit ende vazhdojmë. Stigma dhe diskriminimi vazhdon të jetë e lartë.
Edhe sot, kemi persona të cilët nuk shkëmbejnë shtrëngimin e duarve, përqafimin, të qendruarit në një ambient me HIV pozitiv. Unë e kam ndier dhe e ndiej edhe sot diskriminimin.
E kam përjetuar të qenurit e larguar,e mohuar, e diskriminuar, e lënë pa punë. E kam përjetuar në të gjitha nivelet e stigmës. Ajo që mund të them sot, është se kjo është më e kamufluar, sepse individi është më fuqizuar dhe përballon çdo reagim nga mosdija”,-tha Olimbi Hoxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës