Olmo, dritë jeshile Barcelonës! Spanjolli dëshiron kalimin në “Camp Nou”

1 Gusht 2024 | 17:30

Performanca pozitive në Euro 2024 bëri që interesi ndaj Dani Olmo të ishte i madh, me disa ekipe të kontinentit të vjetër të cilat dëshirojnë shërbimet e tij.

Vetë lojtari është i qartë në atë ç’ka synon për të ardhmen e në mendje ka vetëm 1 emër, Barcelonën.

Për këtë gjë ai ka vënë në dijeni dhe drejtuesit e Leipzig të cilët duket se nuk do të jenë pengesë, por për tu kryer transferimi, katalanasit duhet të paguajnë klauzolën 60 mln euro.

Një shifër që nuk është aq e ulët, sidomos në një moment kur blaugranët po kalojnë situatë të errët finanaciare, e cila ka ndikuar jo pak së fundmi.

Gjasat janë që akordi të arrihet, me 25-vjecarin që do të bashkohej me Yamal në Barcelonë, e të dy do të prisnin yllin tjetër të europianit Nico Williams.

Edhe ky i fundit e ka të qartë destinacionin për sezonin e ri, të jetë nën urdhrat e Hansi Flick. Bilbao nuk dëshiron ta lërë të largohet, duke pohuar disa herë që ndaj lojtarit ka shumë presion, por më tepër është nëj dëshirë e tij për të bërë hapin e madh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026